Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani ka reaguar mjaft i revoltuar ditën e sotme në një lidhje telefonike, pasi gjykata e Shkodres vendosi të hapë hetimet për punësim elektoral në bashkinë që drejtohet nga Babani.
Mark Babani akuzon drejtëpërsëdrejti Sekretarin e Përgjithshëm të PD së Gazment Bardhi dhe ish kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës si personat që kanë gënjyer për të.
Babani thotë se është i hapur për çdo lloj hetimi, duke mohuar kategorikisht që të ketë bërë punësime elektorale para datës 25 prill 2021. Ai më tej foli për një grup kriminal që sipas tij drejtonte ne Vaun e Dejës deri në ardhjen e tij në krye të Bashkisë, duke premtuar se ai është aty vetëm për të luftuar këtë grup teksa ka shtuar se para datës së zgjedhjeve janë bërë 100 denoncime në prokurori për të.