Për trajnerin e kuqebluve Qatip Osmani, ndeshja Vllaznia-Egnatia e vlefshme për javën e 24-të të kategorisë Abissnet Superiore, duhet fituar për dy arsye. Jo vetëm se përballë kanë ekipin kryesues të kampionatit, por edhe për faktin se kjo ndeshje luhet një ditë pas përvjetorit të 105 të ditëlindjes së Vllaznisë, klubit më të vjetër në Shqipëri.
Në pritje të kësaj ndeshje, Vllaznia është përgatitur intesivisht, por në të njëjtën kohë ka pasur edhe shqetësime me tre futbollistë në infermieri. Sa i përket tifozëve, vetë rëndësia e ndeshjes dhe festa e ditëlindjes së Vllaznisë, nuk kanë nevojë për thirrje, sepse stadiumi “Loro Boriçi” pritet të jetë plot.
Ndeshja, Vllanzia-Egnatia, luhet në orën 17:00 të së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi”