Në historinë e re të pas vitit 1990, dita e sotme festohet apo përkujtohet si dita e krijimit të Policisë së Shtetit. Ajo starton zyrtarisht me qeverinë e Ismail Qemalit dhe sot mbush 108 vite nga krijimi i Policisë së Shtetit.
Me këtë rast, pavarësisht kufizimeve të pandemisë, uniformat blu të Shkodrës kanë zhvilluar një ceremoni përkujtimore. Fillimisht, është ngritur në shtizë Flamuri Kombëtar, ndërsa më pas, ka mbajtur një fjalë rasti drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj.
Në fund të fjalës së tij, Brahimaj ka njoftuar akordimin e certifikatës për sherbime të dalluara për Nënkomisar Ardian Çuli, akorduar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu me motovacionin: “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në sherbim të Policisë së Shtetit.
Nënkomisar Çuli, shef i “Shqiponjave” të Shkodrës ka falenderuar për vlerësimin, ndërsa e ka bashkëndarë ata me kolegët me të cilët punon prej shumë vitesh në Policinë e Shtetit. /ShkodraWeb Media/