Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit: Janë kryer 872 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 164 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6494 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese, pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin Shefqet Ndroqi, nuk e fitoi dot betejën me COVID19. Edhe një 78 vjeçar nga Fieri dhe një 87 vjeçar nga Gramshi kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Ju lutemi kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, dhe për çdo informacion te specializuar dhe te sigurt rreth Covid19.