Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Rrëshen të Mirditës, ku humbi jetën në një pritë ish- pronari i MPlus Televizion Kastriot Reçi. Mësohet se 47 vjeçari është shenjestruar nga distanca me snaiper, me vetëm një të shtënë në zemër që ka rezultuar fatale për jetën e tij. Në një nga pallatet në Rreshen, policia ka gjetur edhe një snaiper që dyshohet se është përdorur nga autori.
Po ashtu, raportohet se gruaja e 47-vjeçarit Reçi është marrë në pyetje nga policia për të mësuar nëse ai kishte pasur ndonjë shqetësim, kërcënim apo konflikt që mund të ketë çuar në ngjarjen e rëndë. Gjithashtu janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë të tjerë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes apo lëvizjet e biznesmenit, pronar i televizionit lokal MPlus në Lezhë, të cilit ishte hequr licenca dy vite më parë. Reçi ishte një emër i njohur në zonë për shkak të aktivitetit të tij si biznesmen.
Burime nga grupi hetimor bënë me dije se para se të binte në pritë, ai kishte lënë takim me një zonjë për çështje pune. Nuk dihet kush ishte personi në fjalë por policia po heton të gjitha lëvizjet e tij për të arritur tek identifikimi i autorit të ngjarjes së rëndë.
Dyshohet se ngjarja e sotme ka lidhje me një histori bandash dhe është bërë për ha.kmarrje. Dy vite e 8 muaj më parë, 47-vjeçarit i kishin vr.arë të vëllain Gaspër Reçi në Itali. Ndërkohë, mësohet se Policia ka vënë 2 milion lekë të reja shpërblim për të gjithë ata që japin informacion në lidhje me autorin/ët e mundshëm të ngjarjes së rëndë. /BalkanWeb/
Njoftimi i plotë i policisë së Mirditës:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rrëshen, Mirditë, ku në rrethana ende të paqarta u v.ra me ar.më zjarri shtetasi K. R., 47 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, për çdo informacion të saktë që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe vendndodhjen e autorit vë në dispozicion shumën 2 milionë lek të rinj.
Kushdo që mund të ketë informacion të vlefshëm, të telefonojnë në numrin unik 112 dhe në numrin në dispozicion për këtë qëllim 069 41 06 449, duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm.
Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur grupi i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kr.iminale, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe vijon puna për grumbullimin dhe administrimin e çdo prove sado të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit.
Në ndihmë të DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Mirditë kanë shkuar disa grupe të FNSH Shkodër dhe vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është bashkëpunuar me DVP Shkodër, Tiranë e Kukës dhe Policinë Kufitare, për të shtuar kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e daljes jashtë vendit të autorit/ve të dyshuar.