Kanë kaluar 21 vite nga 14 shtatori i vitit 1998, dita kur u sulmua Kryeministria dhe Radio Televizioni Shqiptar nga mbështetës të opozitës së asaj kohe dhe ish-presidentit Sali Berisha duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Nano. Gjithçka erdhi si revoltë për vr.asjen e liderit të lëvizjes studentore Azem Hajdari.
Në një protestë të madhe kundër qeverisë, në rrugët e kryeqytetit shpërthen dh.una. Protestuesit, të drejtuar nga krerët e PD-së, sulmuan godinën e Kryeministrisë, Parlamentit dhe hynë me forcë në godinën e Televizionit Publik Shqiptar.
Rreth orës 10:00 të paradites së 14 shtatorit, kryeministri njofton për një skenar des.tabilizues. Një orë më vonë, kortezhi mo.rtor, një pjesë e ar.matosur, drejtohet drejt Kryeministrisë.
Një grup personash e çojnë ar.kivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qël.lojnë me ar.më. Kryeministria braktiset nga punonjësit, ndërsa protestuesit sulmojnë me granatahedhës dhe bo.mba.
Imazhet e asaj dite bënë xhiron e botës si një dëshmi e ngjarjeve të rënda.