Blloku i pallateve tek Sahati në Shkodër i është nënshtruar një rikualifikimi të plotë urban. Një sipërfaqe 4 mijë metër katror do të transformohet krejtësisht, duke nisur nga infrastruktura nëntokësore si: kanalizimet e ujrave të bardha, kanalizimat e ujrave të zeza, rrjetin e ujësjellësit për të vijuar me infrastrukturën mbitokësore si asfaltimi, ndriçimi, sinjalistika vertikale e horizontale, hidrantët, linjat e fibrës optike.
Ecuria e punimeve është inspektuar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka thënë se po shihet mundësia e shtimit të hapësirës për parkimin e mjeteve pas një kërkese të vetë banorëve. Vlera e investimit në total arrin në 220 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.
Në përfundim të punimeve, në qendër të qytetit, do të krijohet një mjedis shumë komod jo vetëm për banorët e bllokut të pallateve në rrugën “Qemal Draçini” por edhe për të gjithë ata që do të duan të shfrytëzojnë këto hapësira publike.
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/387275745151326/