Një 25-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri në aksin rrugor Vlorë-Babicë mëngjesin e sotëm. Policia e Vlorës konfirmoi në një informacion paraprak shpërndarë për mediat se viktima, ende i paidentifikuar, është gjetur i pajetë brenda një automjeti në këtë aks rrugor.
Dyshohet se i riu ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar nëse viktima është qëlluar nga persona të tjerë apo i ka dhënë fund jetës.
I riu nuk rezulton të jetë nga Babica, teksa mbetet e paqartë ngjarja. Makina tip Fiat Punto rezulton e regjistruar në emër të një shtetasje nga kryeqyteti ndërsa targat e mjetit janë Tr 3784R.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, që dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.