Kremtimet për 29 Nëntorin 1944, sollën një risi në Shkodër pas rreth 33 viteve nga rënia e diktaturës komuniste në Shqipëri. Për herë të parë, ceremonive iu është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë.
Çdo vit, festimet për 29 Nëntorin, kanë kaluar në heshtje totale nga qeverisja vendore e Shkodrës, madje në shumë raste, kjo datë është fshirë nga çdo lloj aktiviteti, duke ia lënë kremtimet vetëm të majtëve, edhe pse ishte festë zyrtare dhe ditë pushimi për këtë shkak.
Nga 19 qershori 2023, Bashkia e Shkodrës drejtohet nga PS- ja dhe kryetari Benet Beci, me shiritin e kryebashkiakut, ka qenë i pari që ka vendosur kurorën me lule në Varrezat e Dësjmorëve.
Pas Becit, kanë qenë drejtues të institucioneve të tjera vendorem të drejtorive rajonale, të veteranëve e familjarëve të LANÇ- it, deputetë që kanë vendosur kurora me lule. Në vijim, në shenjë respekti, ata kanë parakaluar para varreve të dëshmorëve.
Ky 29 Nëntor, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave. Disa media kombëtare madje, kishin dërguar grupe xhirimi pikërisht për këtë risi që ofroi sot Shkodra. Pas 33 viteve, Shkodra e njeh dhe e kremton 29 Nëntorin 1944 si ditë e Çlirimit të vendit.