Ditën e sotme, për herë të parë në këto 33 vite, një kryebashkiak i Shkodrës i është bashkuar ceremonisë në nderim të 29 Nëntor 1944, dita e Çlirimit të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore.
Pak pas përfundimit të ceremonisë ku mori pjesë, kryebashkiaku Benet Beci, ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale. “Nderim dhe respekt për të gjithë ato që dhanë jetën e tyre për kombin shqiptar”, shkruan ai, duke e shoqëruar edhe me një video pikërisht nga kjo ceremoni.
Qytetari i parë i Shkodrës e kishte nisur ditën me një publikim tjetër. “Gëzuar Shqipëri, Ditën e Çlirimit të Atdheut! Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuan për këtë flamur.”, shkruante Beci, duke e shoqëruar me një foto nga pedonalja e zbukuruar me flamujt kombëtarë.