Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale ate qe eshte cilesuar si skandali me koncesionin e rrugeve. “Rama vjedh parate e shqiptareve per te bere gjoja rruge. 1 km rruge, 10 here me shtrenjte se ne Europe e bote”- thekson kryedemokrati Basha ne videomesazhin e shperndare ne faqen e tij ne FB.
Postimi i Bashës
Në vend të ndërtimit të infrastukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë. Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër. Sepse këto janë projekte për të vjedhur. #HajdutiPsiqik #RamaIk