Vitor Martini jeton prej mëse 30 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo vit, i udhëhequr nga një mall i madh që i shtohet përherë e më shumë, ai viziton Shkodrën e tij ku kalon rreth 2 muaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e pandarë, Liza.
Ish- i persekutuar politik, me shumë vite burg e persekucion të familjarëve të tij, Martini është mik i studiove dhe i emisioneve të ndryshme në mediat lokale dhe ato kombëtare. Nuk është një personazh i zakonshëm, ai flet hapur dhe jep opinione krejtësisht të pavarura për ngjarje apo figura të ndryshme.
ShkodraWeb këtë herë, intervistoi Vitor Martinin, duke u përqendruar tek ecuria e shtresës së të përsekutuarve politikë në këto 34 vite. Ai bën një radiografi të kësaj shtrese, shoqatave por edhe liderëve të saj në nivel lokal e qendror. Thotë disa të verteta, të cilat mbase askush deri më sot, nuk i ka nxjerrë në dritë. Më poshtë, mund të ndiqni intervistën e Vitor Martinit dhënë ShkodraWeb.