Pushtimi ushtarak i Shqipërisë nga Mbretëria e Italisë ndodhi me 7 prill 1939. Vala e pare e trupave të ekspeditës së operacionit “OMT- Përtej Detit Tirana”, sulmoi territorin shqiptar të ndarë në 4 kolona, të cilat zbarkuan në Shëngjin, Sarandë, Vlorë dhe Durrls, dke mos ndeshur rezistencë të madhe nga ushtria shqiptare. “Para së gjithash duhet nënvizuar që nga pikëpamja ngushtësisht operacionale, ekspedita rezultoi e lëhtësie ekstreme, sië edhe në fakt ishte parashikuar. Humbjet e përgjithshme në 3 ditët e 7, 8 dhe 9 prillit, arritën në 93 persona sipas klasifikimit: oficerë- 1 i vdekur dhe 9 të plagosur; nënoficerë- 1 i vrarë dhe 8 të plagosur; ushtarë: 10 të vdekur dhe 64 të plagosur, prej të cilëve 60% pjesë e Marinës”.
Rezistenca e armatosur shqiptare, e organizuar për shembull në Durrës nga Mujo Ulqinaku, rezultoi e pamjaftueshme kundër forcave të armatosura italiane. Mbreti dhe qeveria u arratisën në Greqi dhe u detyruan me ekzil dhe Shqipëria faktikisht pushoi së qëni si shtet i pavarur. Në total italianët që zbarkuan në Shqipëri dhe pushtuan vendin ishin rreth 22 mije.
Italianët krijuan një qeveri shqiptare kukull me një Kushtetutë të re, e aprovuar me 12 prill në Tranë që transformoi Shqipërinë në “Proktetorati Italian i Mbretërisë së Shqipërisë”. Me 16 prill froni shqiptar u muar nga Mbreti i Italisë Vitor Emanueli i Tretë.
Për qeverisjen e Shqipërisë u vendos figura e një mëkëmbësi të përgjithshëm shqiptar, i emëruar formaisht nga Vitor Emanueli i Tretë dhe i vënë direkt nën varësinë e Ministrisë së Jashtme Italiane përmes nënsekretarit të Shtetit për çështjet shqiptare.
Punët e jashtme shqiptare, ashtu siç edhe burimet natyrore, ranë nën kontrollin direkt të Italisë. Fashistët lejuan qytetarët italianë të vendoseshin në Shqipëri me objektivin e ndërtimit të një komuniteti italian. Përgjatë gjithë pushtimit, arritën rreth 11 mijë kolonë italianë (pjesa me e madhe nga Veneto dhe Italia jugore) që u përqendruan kryesisht në zonat e Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Porto Palermos, Elbasanit e Sarandës. Kltyre kolonëve iu shtuan edhe 22 mijë punëtorë italianë të sjellë përkohësisht në Shqipëri në prill 1940 për të modernizuar vendit, duke ndërtuar rrugë, hekurudha dhe infrastrukturë. Shqipëria i shërbeu Musolinit edhe në 1940 si bazë nisje për pushtimin e Greqisë.
Ushtria shqiptare ishte spektike mbi luftën italo- greke dhe si pasojë, pjesë të batalioneve shqiptare të rreshtuara në krah të italianëve braktisën frontin pas urdhërit të komandantit të tyre Kolonel Pervizi. Kjo solli një tërheqje katsatrifike të forcave italiane që i mundësoi grekëve të pushtonin qytetin e Korçës. Trupat shqiptare u hoqën nga fronti dhe u izoluan në malet e Shqipërisë veriore. Kolonel Pervizi dhe stafin e tij, u izoluan në Pukë. /Përktheu dhe përshtati ShkodraWeb/