Vetëm 40% e antarëve të PD- së në Shkodër kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të PD- së me parimin “një antar, një votë”. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat Xhevdet Amuli, kryetar i PD- së Shkodër, i cili para gazetarëve ka publikuar rezultatet zyrtare të votimit nga antarësia.
Kështu, në votim kanë marrë pjesë 1246 antarë të PD- së nga 3061 votues që ishin të thirrur në proces. Nga këta, 1045 ose 84% kanë votuar për Lulzim Bashën si kryetar të PD- së. Të tre kandidatët e tjerë, Shehaj, Kadilli dhe Harxhi kanë marrë rreth 16% të votave. Shkodra i jep kështu mbështetje të dukshme vijimsisë me Lulzim Bashën në krye.
Pak a shumë, i njëjti trend është edhe në degët e tjera të PD- së në qarkun Shkodër por edhe qarqe të tjera. Demokratët kanë vendosur të mbështesin me votë Bashën, duke i dhënë edhe një mandat tjetër 4 vjeçar në udhëheqje të PD- së, rrjedhimisht edhe të opozitës. /ShkodraWeb/