Mbledhja e Këshillit Bashkiak ka miratuar me 25 vota buxhetin për vitin 2024, ndërsa kundër kanë qenë vetëm 4 në një total prej 31 këshilltarësh. PSD ka votuar unanimisht pro, edhe pse me 8 janar, votat e saj pamundësuan miratimin.
Në mbledhjen e kësaj të enjte, kryetari i PD- së Anton Kokaj ka ngritur në mbledhje disa çeshtje mjaft sensitive. Fillimisht, ai ka folur për mungesën e ujit të pijshëm, edhe pse janë hedhur për këtë sektor rreth 9 milion euro. Ai ka kërkuar të ngrihet komision për verifikimin e hetimin e punimeve të kryera.
Kokaj ka folur edhe për fryrjen e administratës bashkiake. Sipas tij, kur Malësia e Madhe kishte reth 57 mijë banorë, administrata kishte 236 punonjës. Sot, që sipas tij nuk janë as 20 mijë banorë, administrata numëron 506 persona.