“Sofra Shkodrane”, spektakli që shënon prag ndërrimin e viteve, do të rikthehet me gjithë shkëlqimin e vet. Për këtë ka menduar kompania prestixhioze e organizimit të eventeve, Agjensia e Spektakleve “Buna 1” me president të mirënjohurin Arben Mazi.
Spektakli do të sjellë para të gjithë artëdashësve në skenë por edhe që do të mund ta ndjekin përmes televizionit, emrat më të njohur të humorit shkodran e shqiptar, yje të padiskutueshëm të artit. Do të jetë një miks në mes humoristëve por edhe këngëtarëve e instrumentistëve më të shquar dhe të kërkuar.
Ky event do të jetë bashkëpunimi i suksesshëm i radhës në mes Agjensisë së Spektakleve “Buna 1” me Radio Televizionin Shqiptar, këtë herë i mbështetur edhe nga deputetja e Shkodrës Edona Bilali, njëkohësisht edhe Ministre për Mbështetjen e Sipërmrrjes.
“Sofra Shkodrane”, e cila do të organizohet në mjediset e “Desa Event” në Shkodër, do të jetë një nga dhuratat më të bukura për ata që do ta ndjekin në sallë por edhe spektatorët në natën e ndërrimit të viteve.
Spektakli, suksesi i të cilit është i garantuar, do të organizohet me datë 18 dhjetor 2021 por përmes televizioneve, do të kenë mundësinë ta shijojnë të gjithë në natën e ndërrimit të vite si dhuratë e Agjensisë së Spektakleve “Buna 1” me president Arben Mazi.