Pas 30 viteve punë si emigrant në SHBA, Kanto Gashaj është kthyer dhe ka investuar në vendlindjen e tij. Mes freskisë dhe bukurisë mahnitëse të liqenit të Shkodrës, në një kodër, dikur plot shkëmbinj dhe shkurre, ka ndërtuar një resort turistik me bar- restorant, kamping, mjedise çlodhëse, më shumë se 80 vende parkimi për automjete, katër shtëpi të vogla pushimi, dushe, servise për tharje etj.
Tashmë një ëndërr e kthyer në realitet, te bar- restorant “Liqeni” janë në harmoni të perkryer natyra me arkitekturën dhe sherbimin e një personeli të specializuar në fushën e agroturizmit.
Bar- restorant “Liqeni” në Gashaj, Bajzë destitancioni më i ri turistik në Malësi të Madhe dhe Veri të Shqipërisë. Kush vjen një herë do të rikthehet përsëri.