Një grua humbi jeten pasi u përplas nga një automjet në autostraden Milot-Thumanë. Aksidenti ndodhi në oret e para të mëngjesit të së premtes në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”, ndërsa viktima ende nuk është identifikuar.
Ajo u gjet pa shenja jete në hapësirën ndërmjet trafikndarësve të rrugës dhe automjeti i cili e ka aksidentuar është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes po vijon punen hetimore, për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.
Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.