Rruga e Gjuhadolit në qytetin e Shkodrës, është një nga më të frekuentuarat me fillimin e stinës së nxehtë. Përgjatë saj, janë shumë lokale, të cilat tërheqin klientelë të të gjitha moshave.
Ditën e djeshme, një aksident i frikshëm është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një prej lokaleve të zonës. E hapur për qarkullimin e mjeteve motorike, në këtë rrugë makinat jo rrallë ecin edhe me shpejtësi.
Si shkak i saj, një mjet ka ikur nga kontrolli i drejtuesit dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi publik dhe më pas me vazot dekorative në anë të rrugës.
Fatmirësisht, kaq kanë qenë pasojat, ndërsa mund të ishin rrezikuar edhe jetë njerëzore. Siç shihet nga video, as drejtuesi dhe askush tjetër nuk është dëmtuar fizikisht.