Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Koplik- Shkodër. Një autobus me turistë nga Lezha që ktheheshin nga Mali i Zi, është përplasur me një motorçikletë në të cilën udhëtonin dy persona.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Shtoj i Ri. Bëhet me dije se dy persona janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhejne rrethanave të ngjarjes. Aksidenti ka shkaktuar probleme edhe me qarkullimin rrugor në këtë aks.