Katër përsona mbeten të plagosur mes tyre dhe një infermier, pasi autoambulanca me të cilen po udhetonin doli nga rruga dhe u përmbys në një parcelë.
Aksidenti ndodhi mesditen e së mërkures në supërstraden Lezhë-Laç, në afersi të fshatit Markatomaj. Autoambualanca po transportonte një paciente nga Rresheni në drejtim të Spitalit rajonal të Lezhës.
Nga aksidenti mbeten të plagosur e pacientja, dy shoqerueset e saj dhe një infermier, ndërsa drejtuesi i mjetit fatmiresisht nuk mori lëndime. Te plagosurit u dërguan me urgjence në spitalin rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në gjendje të rëndë për jeten.
Ndërkohë policia e cila mbërrit menjehere më vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti qe paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe tentiva e nje parakalimi nga drejtuesi i autoambulances.