Rreth orës 13:20, në rrugën “Liria”, automjeti me drejtues shtetasin K. N., 73 vjeç, është ka përplasur me një shtetas këmbësor, Gj. Rr., 61 vjeç, banues në lagjen Rus, Shkodër, i cili i ka ndërprerë rrugën. Shtetasi u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.