Mjekët e Urgjencës së Shkodrës shefi Astrit Lahi dhe nëndrejtorja e Spitalit Rajonal Dhurana Uruçi, kanë folur për aksidentin e rëndë të Velipojës për gazetarët. Edhe në pamje por edhe në zë, ata janë shfaqur mjaft të tronditur teksa kanë rrëfyer dinamikën e ardhjes në sptal të të aksidentuarëve, vdekjet dhe gjendjen e atyre që janën nën kujdesin e mjekëve.
Tragjedia është nga ato që nuk janë parë ndonjëherë në këtë spital, thonë mjekët teksa shtojnë se edhe nëna 37- vjeçare (bashkëshortja e viktimës Edmond Preka (Gjergji)) por edhe vajza tjetër 10- vjeçe janë në gjendje të rëndë për jetën. Më poshtë, ndiqni prononcimin e tyre për mediat.