Policia e Tiranes ka goditur një tjetër rast te shpërndarjes së d.rogave të forta dhe një rast “te pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë k.riminale”. Ne pranga eshte vene nje person, nderkohe qe dy te tjere qe u kapen bashke me te po hetohen ne gjendje te lire, te akuzuar per moskallezim k.rimi. Policia njofton se ka sekuestruar k.okainë, franga zviceriane, euro, dollarë e lekë, si dhe një automjet. “Si rezultat i operacionit në rrugën “Brigada e 8”, nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.2, është ndaluar për për kontroll mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M, dhe me pasagjerë shtetasit A.M. dhe E.P. Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofonit policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza me lëndë n.arkotike të dyshuar k.okainë”- njofton policia.
NJOFTIMI I PLOTE: Specialistët për Hetimin e K.rimit në Komisariatin e Policisë Nr 2, pasi kishin marrë informacion në rrugë operative se një shtetas duke qarkulluar me automjetin e tij shpërndante k.okainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Blloku”.
Si rezultat i operacionit në rrugën “Brigada e 8”, nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.2, është ndaluar për për kontroll mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M, dhe me pasagjerë shtetasit A.M. dhe E.P.
Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofonit policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Po gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.P, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 25500 franga zviceriane, 600 euro, 49500 lekë dhe 100 dollarë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti në posedim të shtetasit R. M. si dhe 6 telefona celular në posedim të shtetasve të lartpërmendur.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D. V. P. Tiranë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
– E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, Sauk, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Moskallëzim Krimi”.
– A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore