Edhe artistët shkodranë mbështesin manifestimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Ka qenë vetë kreu i shtetit, ai që ka publikuar një video të Zef Dedës, Mjeshtër i Madhe dhe një nga aktorët e humorit më të njohur në Shqipëri.
“Mirësevjen artisti ynë i madh dhe i dashur për të gjithë shqiptarët, Zef Deda! Shkodra tashmë është nisur drejt Tiranës! Kush më shume se Shkodra e pësoi nga tirania dhe partia-shtet. Së bashku më ✌ mars për lirinë e shqiponjave kuqezi! ?? #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, shkruan Meta.
Ndërkohë, mesazh mbështetjeje për “2 marsin” ka shpërndarë edhe aktorja Drande Xhaj, Mjeshtre e Madhe. Në orët në vijim, si deri më tani, pritet të ketë edhe artistë e aktorë të tjerë që shprejim mbështetjen publike për manifestimin e thirrur nga Presidenti Meta.