Pas divorcit të tyre, balerina Klaudia Pepa dhe koreografi Albi Nako kanë qenë personazhet më të përfolur. Shkak i kësaj nuk ishte vetëm ndarja e tyre, por edhe etiketimi që i bëri Klaudia pas divorcit Albi Nakos duke e konsideruar si ‘vëlla’. Në lidhje me këtë ‘konsideratë’ të Klaudias ka folur mbrëmë edhe Albi Nako tek emisioni ‘Xing me Ermalin’ kur u shpreh se nuk kishte asgjë për t’u keqinterpretuar pasi Klaudia me atë që i tha, e bëri pjesë të familjes dhe kjo është gjëja më me shumë rëndësi. Duket se kjo e ka qetësuar Klaudian, teksa pak minuta më parë ka publikuar një kërcim seksi në Instagram duke shfaqur në pah format e saj.
(d.d/BalkanWeb)