Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pranoi sot ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo por mes tyre nuk pati shtrëngim duarsh, e arsyeja sigurisht është koronavirusi. Erdoğan e priti Ribon në Kompleksin Presidencial, ku pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar. Pasi Ribo njoftoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdoğan, më pas kaluan në fotografim, shkruan AA.
Ndërkohë, pasi Ribo zgjati dorën për t’u përshëndetur, Erdoğan e tërhoqi menjëherë dhe i tha “Korona”. Përshëndetja e tij ishte duke vendosur dorën në gjoks.