Yuri Kim në Shkodër. Ambasadorja amerikane është parë pasdreken e sotme në Pedonalen “Kol Idromeno” jo vetëm duke shëtitur por edhe takuar me njerëz të zakonshëm, të rastësishëm. Madje në disa raste, diplomatja amerikane ka pozuar edhe në fotografi.
Nuk është e qartë arsyeja që Kim ka ardhur në Shkodër, nëse është thjeshtë një fundjavë çlodhjeje apo ka patur ndonjë ftesë për ndonjë event. Në rrjetet sociale të Ambasadës Amerikane në Tiranë nuk ka ndonjë informacion.
Kjo vizitë e ambasadores Kim koençidon me ardhjen e liderit të PD- së zyrtare Lulzim Basha në Shkodër për fushatën e 6 marsit 2022 për Bashkinë e Shkodrës. Ndërsa Basha rreth mesdite, në ora 11.00, do të nisë takimin elektoral, rreth asaj ore ambasadorja Kim pritet të largohet nga qyteti i Shkodrës.
A ka lidhje direkte apo indirekte vizita e ambasadores Kim në Shkodër me takimin elektoral të Bashës apo fushatën në përgjithësi mbetet për tu parë. Mbase mund të jetë edhe një lloj rikonjiconi para këtyre tubimeve. Ndërkohë, janë të njohura raportet e afërta të Kim me Bashën siç edhe sulmet reciproke Berisha- Kim në realitetin shqiptar..
Duhet thënë se diplomatja amerikane ka qenë në Shkodër disa herë, madje edhe në kuadër të zgjedhjeve të 25 prill 2022. Vizita e Kim vjen pak orë edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të mos shkarkojë Presidentin Meta pas kerkesës së Kuvendit.