Mbrëmja e djeshme ka qenë një festë në kryeqytet. Të dashuruarit kanë festuar mbrëmjen e djeshme Shën Valentinin në një ambient romantik, që baret e restorantet e Tiranës kishin krijuar. E mes çifteve ishte edhe Rudina Dembacaj dhe ish-depiteti Mark Frroku. Çifti që zyrtarizmi marrëdhënien e tyre vetëm pak kohë më parë, duket se nuk fshihet më. Në ambientet e restorantit që të dy kanë hapur së fundmi çifti ka festuar me të pranishmit e tjerë. E me atmosferën e krijuar, ata ia kanë marrë edhe valles.
Ashtu si shihet edhe në video, Rudina dhe Marku kërcejnë të pashqetësuar nga sytë e kureshtarëve këngën “Ani more nuse”. Të shumtë kanë qenë ata që kanë xhiruar edhe këto momente të bukura mes çiftit më të ri të showbizzit.