Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi i ka bërë thirrje banorëve në territor, të aplikojnë për letërnjoftim elektronik. Ajo ka shfrytëzuar praninë e media për të bërë këtë thirrje, teksa ka aplikuar vetë për kartën e identitetit. Qytetarja e parë e Shkodrës ka nënvizuar se përmes letërnjoftimit elektronik mundësohet edhe votimi me 25 Prill 2021.
Gjatë procesit të aplikimit për letësnjoftim elektronik, Ademi shoqërohet nga drejtori i përgjithshëm i Zyrës së Gjendjes Civile të Shqipërisë Bledar Doracaj. Edhe ai ka ftuar qytetarët të aplikojnë, duke u kujtuar se letërnjoftimi elektronik është çelësi i marrjes së shumë shërbimeve. Ai ka sjellë në vëmendje se janë rretzh 800 mijë shtetas që u ka skaduar letërnjoftimi elektronik.