Më në fund ka dritë në fund të tunelit për Armando Brojën dhe Çelsin. Ishte menduar si nata e sulmuesit të Kombëtares dhe pjesa e dytë rezultojë e tillë për 22-vjeçarin shqiptar, që në minutën e 58-të kaloi londinezët në avantazh, si dhe i hapi rrugën fitores me “pokër” dhe kualifikimit të Çelsit në Kupën FA ndaj Prestonit.
Një minutë pas golit Broja pati një tjetër mundësi, por trau i portës i mohoi golin. Në minutën e 66-të Tiago Silva dyfishon dhe tre minuta më pas Sterling realizon golin e tretë për blutë. Në të 71-ën Broja dhuron spektakël, por nuk arrin që të finalizojë aksionin që do të rezultonte edhe në shënimin e golit të mbrëmjes.
Në të 76-ën trajneri Poçetino e zëvendëson Brojën, i cili duket i pakënaqur, pasi sapo kishte kapur ritmin. Në fund shënon edhe Enzo Fernnadez dhe Çelësi kualifikohet duke fituar në shifrat 4-0.