Kryetari i Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia ka pritur në një vizitë kortezie me rastin e marrjes së detyrës, arqipeshkvin e Shkodër- Pult imzot Angelo Massafra.
Arqipeshkvi Massafra i ka përcjellë kryebashkiakut urimet personale por edhe të Kishës Katolike në Shqipëri me rastin e zgjedhjes në drejtimin e Bashkisë Shkodër.
Imzot Massafra ka shprehur dëshirën për të vijuar bashkëpunimin me Bashkinë e Shkodrës dhe personalisht me kryetarin Spahia në interesin më të mirë të komunitetit.
Kryetari Spahia ka falënderuar arqipeshkvin Massafra për vizitën dhe urimet, duke e siguruar se bashkëpunimi me Kishën Katolike por edhe besimet fetare në përgjithësi, do të jetë i vazhdueshëm e konkret në interesin e Shkodrës dhe shkodranëve.