Në territorin e Podgoricës është duke u zhvilluar aksioni për arrestimin e disa policëve të punësuar në pikën kufitare Bozhaj, mëson ShkodraWeb. Sipas të njëjtave informacione, oficerët e policisë kufitare dyshohen për marrje ryshfeti.
Nga Prokuroria Themelore e Shtetit (ODT) në Podgoricë është bërë e ditur se ky institucion ka lëshuar urdhër për arrestimin e tetë policëve kufitar.
“Në rastin që po procedohet në këtë prokurori për veprën penale të marrjes së ryshfetit, Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka lëshuar urdhër Ministrisë së Punëve të Brendshme – Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Policisë që tetë zyrtarë policorë t’i privojë nga Sektori i Policisë Kufitare (J.N., R.Z., Ž.I., E.D., P.M., B.I., R.V. dhe M.D.)”, thuhet në njoftimin e ODT-së në Podgoricë.
ShkodraWeb ka siguruar edhe pamjet e aksionit që po zhvillohet akoma, ku shihet makina e policisë malazeze që ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në pikën kufitare Bozhaj- Hani i Hotit deri në përfundimin e operacionit të saj.