Policia Italiane ka arrestuar sot një shtetas shqiptar, të cilit ju gjet dhe më pas ju sekuestruar një sasi kokaine. Mësohet se personi i vënë në pranga është një 46-vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Një patrullë e policisë rrugore të Modena-s, gjatë një patrullimi rutinë, në autostradën A1, ka vënë re një makinë tip “Fiat Bravo”, e pa regjistruar së fundmi në autoritet përkatëse dhe në kushte të përgjithshme, të këqija.
Sipas mediave në Itali gjatë kontrollit të makinës u gjet një çantë brenda së cilës kishte një sasi prej rreth 1 kg kokainë e pastër. Droga, nëse shitej në rrugë, vlerësohet se do të gjeneronte rreth 200.000 euro.
Shqiptari, me precedentë të mëparshëm për drogë, u dërgua në burg, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.