Në kuadër të aktiviteteve për “Javën e Pavarësisë”, Bashkia Shkodër, si çdo vit tashmë, organizon në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës ekspozitën “Arti për të mos harruar”. Kjo ekspozitë vjen me punime të autorit shkodran Genti Tavanxhiu.
Punimet e autorit në pikturë janë të frymëzuara nga periudha e errët komuniste që ka kaluar vendi ynë. Kjo ekspozitë propozohet edhe një herë për publikun në kushtet e jashtëzakonshme të shkaktuara nga pandemia e Covid-19.
Kështu të gjithë ata që kanë interes dhe dëshirë ta vizitojnë, duhet të respektojnë protokollet e sigurisë në fuqi.