Malësia e Madhe ka qënë ndalesa e radhës e turit të prezantimeve me Asambletë e Partisë Socialiste në të gjithë bashkitë e Qarkut të Shkodrës nga drejtuesi politik Benet Beci. Në praninë e drejtuesve të PS në këtë zonë, deputetëve të PS dhe kryebashkiakut Tonin Marinaj, në këtë takim u prezentuan edhe 12 koordinatorët e Qarkut të cilët janë të ndarë sipas fushave respektive.
Për drejtuesin politik, Benet Beci, në fjalën e tij u shpreh se çdo fitore politike do të kthehet në fitore të madhe për transformimin e qyteteve tona. Deputetët e PS, Frrok Gjini dhe Edona Bilali, kërkuan angazhimin e të gjithë strukturave me qëllim arritjen e një rezultati pozitiv në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Ky ka qënë takimi i parë qe drejtuesi politik i PS Benet Beci ka bërë në të gjitha bashkitë e Qarkut të Shkodrës për vijuar me punën organizative dhe takimet me cdo banorë të qarku me objektivin e vetëm arritjen e një rezultati pozitiv në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025-s.