Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet drejt një “Range Rover”, s’ka të lënduar. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës.
Nuk ka më shumë të dhëna, ndërsa ka dalë edhe komunikata zyrtare e policisë së Shkodrës për ngjarjen. Paraprakisht, dyshohet se është qëlluar 5 herë por personat brenda mjetit, kanë arritur të largohen të padëmtuar. Në mjet dyshohet se ishte boksieri i njohur i Vllaznisë, Arjon Kajoshi.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.
Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.