Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në Vlorë ku humbi jetën 40-vjeçari, Bledar Birçaj. Ai u qëllua me kallashnikov teksa po lëvizte me automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit.
“Opinion” ka publikuar pamjet e ekzekutimit mafioz të Birçajt, i cili siç duket edhe nga video ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët i kanë shpëtuar mrekullisht plumbave.
Ndërkohë që makina BMW e Birçajt afrohet, nga makina ku i kishin zënë pritë dalin dy persona të pajisur me kallashnikov, të cilët me breshëri qëllojnë drejt mjetit që drejtohej nga Birçaj. Me sa duket autorët e kanë ditur mirë që mjeti drejtohej nga Birçaj dhe plumbat i kanë përqendruar nga ana e shoferit.
Fatmirësisht personi tjetër që ka qenë me viktimën i ulur në vendin e parë të pasagjerit ka shpëtuar pa asnjë plagë. Për më shumë shihni videon.