Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur sot në Kuvend ku ish-kryeministri Berisha largoi nga foltorja kreun e grupit të PD Enkelejd Alibeaj.
Kim shprehet se ditët e largimit të të tjerëve nga podiumet dhe kërcënimi ndaj atyre që me të drejtë i thonë jo akuzave i përkasin të shkuarës që nuk duhet të kthehet më.
“Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria- ato ditë i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet”, shkruan ambasadorja.
Berisha kërkoi të replikojë me kryeministrin Rama, i cili e përmendi gjatë fjalës së tij, por kryeparlamentarja Nikolla nuk i dha fjalën dhe madje i tërhoqi vërejtje për veprimin e tij ndaj Alibeajt.