Një vajzë mbeti e plagosur në një asident të ndodhur mbrëmjen e së mërkures në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Ngjarja ndodhi pranë Milotit dhe sipas policisë shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip “Ford” me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.
Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip “Ford” janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip “Audi” që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., duke sjell humbjen e kontrollit dhe përmbysjen e mjetit në rrugë.
Për pasojë mbeti e plagosur drejtuesja e mjetit e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten. /Elvis HILA/