Një ngjarje e rrallë ndodhin mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një qytetare ka lindur fëmijën në makinë.
Sipas burimeve, makina e cila po e transportonte u bllokua në trafik, pasi shumë rrugë ishin të bllokuara për shkak se opozita po mbante protestën me marshime në disa zona.
Fillimisht ata u dërguan në Spitalin e Traumës, më pas në maternitetin “Mbretëresha Geralidinë”. Mësohet se gjendja shëndetësore e nënës dhe fëmijës së sapolindur është e mirë.