Mbrëmjen e sotme Greqia është tronditur nga vrasja e një shqiptari dhe plagosja e dy personave të tjerë. Mësohet se krimi ka ndodhur në një nga zonat më të njohura të Athinës, jashtë ambienteve të një lokali.
Sipas mediave helene krimi i rëndë ndodhi rreth orës 21:30 minuta, ndërsa paraprakisht dyshohet për larje hesapesh.
Në pamjet e publikuara nga mediat greke shihet autori, i cili afrohet në tavolinë dhe qëllon mbi dy shqiptarët.
Viktima dhe i plagosuri, që sipas raportimeve janë me origjinë shqiptare ndodheshin në një tavolinë, kur autori ka hapur zjarr ndaj tyre, duke lënë njërin të vdekur dhe tjetrin të plagosur. Mësohet se edhe i plagosuri ka ndërruar jetë në spital.
Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur e plagosur edhe një grua. Viktima ka marrë dy plumba në kokë.