Për herë të parë në historinë e Champions league do të kemi një finale mes Bajern Mynihut dhe PSG-së. Këta të fundit e siguruan mbrëmjen e djeshme, ndërsa gjermanët mundën sonte pa shumë vuajtje Olimpik Lionin, falë golave të Gnabrit në pjesën e parë dhe një rrjete në fund të Levandovskit.
Gnabri shënoi dy herë në minutat 18 dhe 33 dhe kaq i mjaftoi kampionëve të Gjermanisë për të vazhduar objektivin e tyre sezonal, tripletën. Pjesa e parë foli e gjitha për skuadrën e Hansi Flik, ndërsa në fraksionin e dytë francezët u munduan të reagojnë, por pa rezultat.
Shifrat 0-2 vazhduan deri afër fundit të sfidës kur Levandovski vendosi emrin e tij në listën e golashënuesve dhe fiksoi rezultatin në 0-3. Kështu, Bajern shkon në delir sepse arrin të prekë finalen, pas një sezoni të çuditshëm, ku ndërruan trajner dhe u detyruan të ndalen prej pandemisë, por më pas shpërthyen duke dalë në versionin e tyre më të mirë.