Ish- kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot në Shkoder një takim me mbështetësit e tij. Në përfundim të takimit, ai foli edhe për mediat duke komentuar temat më të rëndësishme të demokratëve.
Ish- kryedemokrati tha se ai ka bërë hapin pas por jo Sali Berisha, i cili sipas tij, nuk po tregohet i drejtë. “Demokratet duhet të zgjedhin mes një personi “non grata” për qëllime personale dhe demokracisë apo parimeve europiane”. Ai i është përgjigjur gazetarëve edhe lidhur me zërat për një kandidim si president i vendit.
Lulzim Basha: Pasi unë kam dhënë dorëheqjen, për t’i hapur rrugë bashkimit sa hapa keni parë ju nga pala që krijoi frymën e përçarjes, i fryu gjuhës së urrejtjes dhe nxiti sulmin fizik ndaj PD që të hedhin një hap të vetëm.
Ishin masa mbrojtëse ato tonat ndaj konfliktit dhe dhunës së nxitur nga gjuha e një njeriu për interesat e tij brenda familjes. Një pyetje kam, mendoja, se i kam bërë gabim ndonjëherë gjërat.
A nuk e kuptoni që dikush kur vjen me mjete të dhunshme, kishim dy rrugë, braktisjen, largimin ose marrjen e çdo mase. E vërteta është që PD, mori masa që mos të dëmtoheshin demokratët dhe pas 8 janari asnjë nuk përfundoi në spital.
Sot ju hidhet me shumicë propagadë. Basha mori përgjegjësinë e tij, kur do e marri Berisha për ta hequr luftën e brendshme që të lërë PD-në të lëvizë përpara. Kur do marrë përgjegjësi Berisha dhe të ndalojë së thëni një gjë e të bëri një gjë tjetër.
Pushtim i selisë po jo i zemrave të demokratëve. Flet për bashkimin por i fryn përçarjes. Unë besoj se grupi parlamentar i PD duhet të ketë lirinë të vendosë i lirë pa trysni nga Berisha që e shikon PD si pronë private.
Mos bini pre e trukeve. Çdo ditë non gratat shpallin gënjeshtra për të hequr vëmendjen nga e vërteta. Demokracia është në krizë, ekonomia në krizë dhe shoqëria në krizë. Nuk ka gënjeshtër për të hequr vëmendjen nga të vërtetat.
Nuk bëhet fjalë për kandidim apo rikandidim. Nuk do ti jap luksin askujt e as më pak dikujt që lufton për veten e tij që unë të flas për veten time. Nuk jam këtu për veten time, por për vlerat e PD dhe për vlerat dhe kontributet e demokratëve.