Bashkia Shkodër ka nisur lirimin e hapësirave publike të zëna abuzivisht nga individë apo subjekte të ndryshme në qytet.
Në rrugën e Spitaleve, janë larguar shitësit ambulantë, duke mundësuar lëvizshmërinë normale për këmbësorët në një zonë me qarkullim mjaft të dendur.
Bashkia Shkodër bën thirrje që individët dhe subjekte e ndryshme, ti lirojnë vullnetarisht këto hapësira të cilat janë të të gjithë shkodranëve.
Jo rrallë nga qytetarë por edhe institucione ka patur ankesa për zënien e hapësirave publike në mënyrë abuzive. Pavarësisht se Bashkia Shkodër ka vepruar, fenomeni është rishfaqur sidomos në qytet.