Sot të gjitha strukturat e Bashkisë Malësi e Madhe në bashkëpunim edhe me Prefekturën dhe Këshillin e Qarkut Shkodër janë angazhuar për pastrimin total të territorit.
Aksioni ka nisur nga Bajza ku mjetet pastruese (fadroma, kamionë) po bëjnë të mundur largimin e inerteve dhe mbeturinave.
Në këtë aksion pastrimi, kryebashkiaku Tonin Marinaj dhe prefektja Majlinda Angoni dhanë mesazhin e tyre për mbajtjen paster të ambjentit por edhe për fillimin e masave disiplinore për shkelësit e ligjit.
Aksionet e pastrimit do të vazhdojnë në shenjë ndërgjegjësimi për më shumë përgjegjësi qytetare dhe kujdes ndaj hapësirës publike.