Siç kishte paralajmëruar, Bashkia Shkodër nisi aksionin për lirimin e hapësirave publike të zëna në shkelje të ligjit. Grupi i punës, i përbërë nga përfaqësues të rajoneve të qytetit, Policia Bashkiake dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit, nisi punën mëngjesin e sotëm.
Në fokus ishte bulevardi “Skenderbeg”, nga sheshi “Nënë Tereza” deri tek Stacioni i Trenit. Duhet theksuar se qytetarët por edhe subjektet tregtare, kanë larguar vullnetarisht objektet nga hapësirat publike.
Ndërkohë, deri të premten e kaluar, në Bashkinë Shkodër u paraqitën 37 kerkesa për leje shfrytëzimi të hapësirave publike dhe 6 të tjera për parkingje.
Aksioni i Bashkisë Shkodër do të vijojë deri në lirimin e plotë të hapsëirave publike për t’ua rikthyer ato të gjithë qytetarëve.