Punimet e sistemim- asfaltimit të rrugës “Rrojej” në lagjen nr. 4 të qytetit, po shkojnë drejt fundit. Një zonë me densitet të lartë banorësh, me pallate dhe shtëpia private, e kishte domosdoshmëri ndërhyrjen.
Sipërfaqja ku është ndërhyrë për rikualifikim, është rreth 3000 metër katror dhe me përfundimin e investimit, do të përfitojnë direkt 200 banorë të zonës.
Projekti parashikonte ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve të ujrave të bardha KUB, kanalizimet e ujrave të zeza KUZ, rrjetin e ujësjellësit, trotuare, sipërfaqen asfaltike, ndriçim LED, sinjalistikën e plotë rrugore.
Edhe ky investim me vlerë 11.5 milion lekë, është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër.