Bashkia e Shkodrës do të marrë kompetenca më të mëdha për disa sektorë të rëndësishëm si arsimi, shendetësia dhe bujqësia. Bashkë me Beratin, Divjakën dhe Kolonjën, Shkodra është pjesë e një projekti pilot 1 vjeçar që pritet të startojë funksionimin nga janari i vitit që vjen. Këtij qëllimi i ka shërbyer edhe një takim në tiranë mes 4 kryebashkiakëve dhe 4 ministrave respektivë Manastirliu, Koçia, Denaj dhe Mazniku.
Sipas asaj që kumton ministri i për pushtetin vedor Arbjan Mazniku: “Decentralizimi i më shumë funksioneve në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë është një hap shumë i rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve për qytetarët.
Kemi siguruar që bashkitë të kenë tanimë rolin e tyre në emërimin e stafit arsimor dhe mjekësor, si edhe rol këshillimor për disa funksione të bujqësisë , duke siguruar përmbushjen më të shpejtë e më të koordinuar të nevojave komunitare dhe shërbim cilësor ndaj banorëve. Ky projekt pilot për 1 vit, si pjesë e politikës së qeverisë për decentralizmin, do të na shërbejë të vlerësojmë mënyrën e ofrimit të këtyre shërbimeve, për të vendosur më pas për zgjerimin e kompetencave vendore.”.
Ndërsa në sektorin e arsimit dhe të shendetësisë, Bashkia Shkodër do të ketë kompetenca të plota, duke marrë edhe të ministris përkatëse, në bujqësi duket se projekti pilot ka një qëllim tjetër.
Sipas ministres Anila Denaj: “Në fushën e bujqësisë, ky proces synon të forcojë autonominë vendore dhe të përmirësojë menaxhimin në bashkinë Berat, Shkodër, Divjakë dhe Kolonjë në katër drejtime kryesore:
– Ofrimi i shërbimeve këshillimore në bujqësi dhe zhvillimin rural vetëm nga bashkitë, ose në bashkëpunim me MBZHR dhe AREB.– Bashkëpunimi për administrimin e kanaleve të ujitjes, kullimit dhe tokës bujqësore.– Transferimi i përgjegjësisë për administrimin e tokës bujqësore të ndodhur brenda juridiksionit territorial të bashkive, nga MBZHR tek bashkitë– Konsultimi dhe zgjidhja e problematikave në bujqësi.”.
Në fakt, Benet Beci që në kohën e kandidimit, kishte lënë të kuptohej se do të kërkonte më shumë kompetenca për sektorië jetikë dhe me impakt direkt tek banorët në territorin e njësisë së qeverisjes vendore, në këtë rast Bashkisë Shkodër. Ndërsa deri tani për arsimin dhe shendetësinë ka patur vetëm funksione mirëmbajtje dhe ruajtje të aseteve të tyre (shkolla, palestra, qendra shëndetësore) tashmë Bashkia Shkodër do të mund të emërojë edhe drejtuesit e tyre në nivelin e parë më të lartë.