Në ditët e fundit të janarit 2020, Këshilli Bashkiak i Shkodrës refuzoi rinovimin e kontratës për dhënien Kinema “Millennium” për subjektin që e administronte në atë kohë. Në qershor të të njëjtit vit, administrata bashkiake tentoi të marrë në zotërim pronën publikepor pa ia dalë dot.
Ndërkohë, ditën e sotme, pas një njoftimi të fundit të datës 30 tetor për lirim vullnetar të objektit, Kinema “Millennium” ka kaluar në administrim të bashkisë Shkodër, si pronë e kësaj të fundit.
Ndërkohë, përmes një publikimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, lidhur me këtë çeshtjem ka reaguar edhe bashkia e Shkodrës.
“Bashkia Shkodër ka marrë në administrim pronën publike në pronësi të saj, Kinema “Millennium”.
Pas njoftimit publik të përsëritur që i është bërë subjektit që menaxhonte këtë objekt pa një kontratë ligjore prej 3 vitesh, bashkia Shkodër në datën 31 Tetor, me shkresë zyrtare, ka njoftuar subjektin për lirimin vullnetar të objektit për nisjen e procedurave për marrjen në dorëzim ditën e sotme, 8 nëntor 2023, në orën 10.
Policia Bashkiake, në zbatim të ligjeve në fuqi, vendimeve dhe njoftimeve publike për subjektin, ka vijuar proçesin për marrjen në administrim si pronë e bashkisë të këtij objekti në qendër të qytetit të Shkodrës”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër.